Salla e Konferencave ndodhet në katin e dytë të Hotelit, e përshtatshme për konferenca apo trajnime të ndryshme. Kjo sallë ka një kapacitet prej 80 vendesh dhe është e pajisur me të gjithë aksesorët e nevojshëm për realizimin e tyre me sukses, si:
- Video Projektor
- Qendër Zëri
- Telefon
- Notebook
- Akses Interneti
Restoranti dhe Bar-Kafe ofrojnë gjithashtu vendin e duhur për konsumimin e pushimeve të kafesë, koktejl, apo drekë pune.
Ambientet që disponon Hoteli me Restorantin janë optimale për organizimin e evenimenteve jo vetëm profesionale por dhe festa dhe gëzime familjare. |